Fillimet tona datojnë që nga viti 2000, me një përvojë të gjatë në tregun shqiptar të kafes dhe ekspresave. Gjatë më shumë se 20 viteve aktivitet, kemi bashkëpunuar me markat më të njohura ndërkombëtare, duke ndihmuar në përhapjen e kulturës së kafes cilësore në vendin tonë.
Rreth vitit 2020, pas një eksperience të konsoliduar, vendosëm të krijojmë brandin tonë Edocaffè — një emër që mishëron pasionin dhe përkushtimin ndaj shijes së përsosur të kafes italiane. Mishelat tona përzgjidhen nga kafe të cilësisë më të lartë, për të ofruar një aromë dhe shije unike që i qëndron besnike traditës së vërtetë të kafes.
Sot, EdoCaffè është më shumë se një markë – është një komunitet dashamirësish të kafes, që ndajnë të njëjtin pasion për shijen e përsosur.
Nga kokrra e parë deri te filxhani juaj, qëllimi ynë mbetet i njëjtë:
Të sjellim cilësi, shije dhe përvojë në çdo filxhan.
Ne besojmë se një filxhan kafe nuk është thjesht një pije – është një moment lidhjeje, frymëzimi dhe relaksi.
Për këtë arsye, çdo mishelë EdoCaffè përzgjidhet me kujdes nga kokrra më të mira, për të ruajtur ekuilibrin perfekt mes aromës, trupit dhe pasionit.
Ku çdo detaj reflekton pasionin dhe mjeshtërinë italiane.
Ruan autenticitetin dhe aromën e vërtetë të kafes italiane.