Kapsula kafeje të përshtatshme për Caffitaly, në dyqanin Edocaffè në Durrës. Shije italiane, krem i trashë dhe çmim i qartë për çdo paketë.

Caffitaly Cremoso
Kapsula me cilësi të lartë për ekspres të plotë dhe aromatik.
Kapsula Caffitaly në Durrës: pse te Edocaffè?
Te Edocaffè i gjeni kapsulat Caffitaly gjithmonë në dyqan, me çmim të qartë dhe pa surpriza. Ju këshillojmë sipas shijes që pëlqeni: më të fortë dhe intensive, apo më të butë dhe kremoze. Nëse pini disa kafe në ditë, paketat e mëdha ju kursejnë më shumë. Për zyra dhe biznese na shkruani për sasi më të mëdha.
Përveç kapsulave Caffitaly, në dyqan gjeni edhe bustina letre ESE 44 mm, kafe kokërr, kafe turke, ekspresë kafeje dhe mullinj kafeje për shtëpi dhe bar. Mund të vini ta provoni kafen në dyqan para se ta blini.
Me cilat makina përshtaten?
Këto kapsula janë për makinat me sistemin Caffitaly System. Nuk jeni të sigurt cili sistem është makina juaj? Na dërgoni një foto në WhatsApp dhe ju themi menjëherë.
Sa kushton një kafe?
Me këto paketa, një kafe me kapsula Caffitaly ju kushton rreth 50 lekë, shumë më pak se një kafe në lokal. Për konsum të përditshëm në shtëpi ose në zyrë, paketat e mëdha dalin më leverdi.
Si t’i ruani kapsulat
Mbajini kapsulat në vend të thatë, larg diellit dhe nxehtësisë. Kapsulat janë të mbyllura hermetikisht, ndaj kafeja ruan aromën deri në datën e skadencës në paketë.
Na shkruani në WhatsApp