Skip to main content

Edo Caffe Albania

Kapsula kafeje të përshtatshme për Nespresso, në dyqanin Edocaffè në Durrës. Shije italiane, krem i trashë dhe çmim i qartë për çdo paketë.

Moka për Nespresso, 50 kapsula

Moka për Nespresso

Aromë e pasur dhe shije e balancuar në çdo filxhan.

2.000 lekë / 50 kapsula
Porosit në WhatsApp

Kapsula Nespresso në Durrës: pse te Edocaffè?

Te Edocaffè i gjeni kapsulat Nespresso gjithmonë në dyqan, me çmim të qartë dhe pa surpriza. Ju këshillojmë sipas shijes që pëlqeni: më të fortë dhe intensive, apo më të butë dhe kremoze. Nëse pini disa kafe në ditë, paketat e mëdha ju kursejnë më shumë. Për zyra dhe biznese na shkruani për sasi më të mëdha.

Përveç kapsulave Nespresso, në dyqan gjeni edhe bustina letre ESE 44 mm, kafe kokërr, kafe turke, ekspresë kafeje dhe mullinj kafeje për shtëpi dhe bar. Mund të vini ta provoni kafen në dyqan para se ta blini.

Me cilat makina përshtaten?

Këto kapsula janë për makinat Nespresso Original (sistemi klasik me kapsula të vogla). Nuk përshtaten me makinat Nespresso Vertuo. Nuk jeni të sigurt cili sistem është makina juaj? Na dërgoni një foto në WhatsApp dhe ju themi menjëherë.

Sa kushton një kafe?

Me këto paketa, një kafe me kapsula Nespresso ju kushton rreth 40 lekë, shumë më pak se një kafe në lokal. Për konsum të përditshëm në shtëpi ose në zyrë, paketat e mëdha dalin më leverdi.

Si t’i ruani kapsulat

Mbajini kapsulat në vend të thatë, larg diellit dhe nxehtësisë. Kapsulat janë të mbyllura hermetikisht, ndaj kafeja ruan aromën deri në datën e skadencës në paketë.

Ejani në dyqan ose porositni në WhatsApp. Na gjeni në Rrugën Neki Libohova, Durrës, ose na shkruani në 069 208 0949.
Na shkruani në WhatsApp

Kapsula për makina të tjera