Kapsula kafeje të përshtatshme për Dolce Gusto, në dyqanin Edocaffè në Durrës. Shije italiane, krem i trashë dhe çmim i qartë për çdo paketë.

Moka për Dolce Gusto
Shije e pasur dhe ekspres kremoz me Dolce Gusto.

Best Espresso Portorico Oro
Shije e pasur dhe aromë e veçantë për Dolce Gusto.
Kapsula Dolce Gusto në Durrës: pse te Edocaffè?
Te Edocaffè i gjeni kapsulat Dolce Gusto gjithmonë në dyqan, me çmim të qartë dhe pa surpriza. Ju këshillojmë sipas shijes që pëlqeni: më të fortë dhe intensive, apo më të butë dhe kremoze. Nëse pini disa kafe në ditë, paketat e mëdha ju kursejnë më shumë. Për zyra dhe biznese na shkruani për sasi më të mëdha.
Përveç kapsulave Dolce Gusto, në dyqan gjeni edhe bustina letre ESE 44 mm, kafe kokërr, kafe turke, ekspresë kafeje dhe mullinj kafeje për shtëpi dhe bar. Mund të vini ta provoni kafen në dyqan para se ta blini.
Me cilat makina përshtaten?
Këto kapsula janë për makinat Nescafé Dolce Gusto, si Piccolo, Genio, Mini Me ose Infinissima. Nuk jeni të sigurt cili sistem është makina juaj? Na dërgoni një foto në WhatsApp dhe ju themi menjëherë.
Sa kushton një kafe?
Me këto paketa, një kafe me kapsula Dolce Gusto ju kushton rreth 40 lekë, shumë më pak se një kafe në lokal. Për konsum të përditshëm në shtëpi ose në zyrë, paketat e mëdha dalin më leverdi.
Si t’i ruani kapsulat
Mbajini kapsulat në vend të thatë, larg diellit dhe nxehtësisë. Kapsulat janë të mbyllura hermetikisht, ndaj kafeja ruan aromën deri në datën e skadencës në paketë.
Na shkruani në WhatsApp